Suplement për imunitet të lartë dhe kocka të forta
Vitamina D3 2000UI siguron një sasi optimale të vitaminës D që luan një rol të rëndësishëm në organizëm dhe në aspekte të tjera të shëndetit.
Ajo nuk luan rol vetëm në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve por është e njohur gjithashtu për rolin mbështetës në funksionimin normal të sistemit imunitar, ndarjen normale të qelizave dhe funksionin normal të muskujve.
Vitamina D sintetizohet nga trupi gjatë eskpozimit në diell. Sidoqoftë shumë pjesë të botës nuk marrin sasinë e mjaftueshme të rrezeve të diellit, dhe në shumë vende me diell, personat e kufizojnë ekspozimin për shkak të efekteve negative të ekspozimit të tepërt ndaj rrezeve UV.
Kjo gjë ka sjellë ulje te nivelit të vitaminës D në shumë vende të botës. Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar tani rekomandon që cdo person që nga lindja të marrë një suplement të vitaminës D.
Indikacionet:
• Mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve
• Përthithjen dhe përdorimin e kalciumit dhe fosforit
• Funksionimin normal të muskujve
• Nivele normale të kalciumit në gjak
• Funksionimin e sistemit imunitar
• Procesin e ndarjes qelizore
Përdorimi:
Këshillohet marrja e një xhelkapsulë në ditë.
Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Paketimi:
60 xhelkapsula
Distributor Gjeneral: Nika Pharm Sh.p.k