Suplement që normalizon funksionin e sistemit urinar
Suplement që normalizon funksionin e sistemit urinar
Urogesic është një kombinim unik i D-Manozës me ekstrakt boronicë dhe ekstrakt hibiskusi. Ky kombinim i komponentëve natyralë është shumë efektiv në shqetësimet urologjike, për të reduktuar inflamacionin në traktin urogjenital dhe për të ruajtur ekuilibrin e shëndetit gjenital femëror dhe mashkullor.
D-Manoza është një lloj sheqeri, i cili ndihmon në parandalimin e çrregullimeve të traktit urinar duke penguar bakteriet të ngjiten në muret e traktit urinar. D-Mannosa zvogëlon mundësinë e përsëritjes së çrregullimeve të traktit urinar.
Boronica përmban flavonoide, antioksidantë dhe përbërës të tjerë bioaktivë që ndihmojnë në ruajtjen e mikroflorës urogjenitale. Gjithashtu përmirësojnë sistemin imunitar dhe rivendosjen e ekuilibrit hormonal.
Hibiskusi ka veti anti-inflamatore, antibakteriale, spazmolitike dhe diuretike. Ndihmon poashtu në lehtësimin e dhimbjeve menstruale.
Normalizimi i funksionimit të sistemit urinar
Çrregullime të përsëritura akute ose kronike të traktit urinar
Pas litotripsisë
Çrregullime menstruale
Nga 16 vjeç e lart, rekomandohet 1 tabletë 1-2 herë në ditë ose sipas udhëzimeve të mjekut.
Kohëzgjatja e përdorimit është 4-6 javë.
Kjo faqe është informative dhe nuk mbështet porosi online.