Solucion për rikthim të lëngjeve & mineraleve pas dehidrimit
Electrovit Baby Pure është rihidratues oral me përmbajtje të reduktuar të natriumit (60 mmol/l), osmolaritet të reduktuar (225 mmol/l) dhe përbërje në përputhje me rekomandimet e ESPGHAN (Shoqëria Evropiane e Gastroenterologjisë Pediatrike & Hepatologjisë dhe Ushqimit).
Rimbush në mënyrë efektive lëngjet, mineralet dhe nivelet e glukozës në gjendjet e dehidrimit, veçanërisht të shkaktuara nga: diarre me origjinë virale (p.sh. infeksion rotavirus) ose bakteriale, të vjella.
Përdorimi:
Përmbajtja e qeses të tretet në 200 ml ujë.
Tretësira më së miri shërbehet e ftohtë, në porcione të vogla dhe me intervale të shkurtra.
Produkti është i destinuar për foshnjat mbi 6 muaj, fëmijët dhe të rriturit.
Paketimi:
10 qese.
Distributor Gjeneral: Nika Pharm Sh.p.k